Published On: August 10, 2021Categories: Lajme

Duke u nisur nga interesimi i madh i publikut në lidhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 40-678/25 të 7 gusht 2021 botuar në Gazetën Zyrtare më 9 gusht 2021 i  cili ndër të tjera ndalon hyrjen në çdo objekt, përfshirë edhe objektet e hotelerisë, ku ka më shumë se 30 pjesëmarrës /mysafirë / persona, për ngjarje të çfarëdo  lloji (festë, aheng, martesë, ditëlindje, pagëzim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive), pa poseduar dhe paraqitur certifikatë për kryerjen e imunizimit kundër virusit SARS-CoV-2, të paktën dozën e parë të vaksinës, duke filluar nga 16 gusht 2021, ndërsa në  aspekt të zbatimit të këtij vendimi a cenohet e drejta e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Ju informon:

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale zbatohet vetëm në raste kur kryhet përpunim të të dhënave personale. Përpunim i të dhënave personale në përputhje me ligjin konsiderohet çdo operacion ose përmbledhje e operacioneve të cilat kryhen mbi të dhënat personale, ose grup i të dhënave personale, në mënyrë automatike ose tjetër, siç janë: grumbullim, evidentim, organizim, strukturim, ruajtje, adaptim ose ndryshim, tërheqje, konsultim, qasje, përdorim, zbulim nëpërmjet transmetimit, publikim ose bërje të kapshme ndryshe, harmonizim ose kombinim, kufizim, shlyerje ose asgjësim.

Prandaj, informojmë se në qoftë se kryhet verifikim  vizual i çertifikatës së imunizimit kundër virusit SARS-CoV-2 (pavarësisht   nëse është në formë të shkruar ose ruhet në pajisje digjitale) dhe parasë gjithash nuk mbahen të dhëna personale gjatë verifikimit të tillë, ajo nuk përbën “përpunim të të dhënave personale” dhe rrjedhimisht  aktiviteti i tillë është jashtë fushëveprimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Duke marrë parasysh të lartpërmendurën, ndërsa miratimi i Vendimit nr. 40-678/25 të datës 7 gusht 2021  ndër të tjera, ndalon hyrjen në çdo objekt, përfshirë edhe objektet e hotelerisë, ku ka më shumë se 30 pjesëmarrës / mysafirë / persona, për ngjarje të çfarëdo lloji (festë, aheng, martesë, ditëlindje, pagëzim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive), pa poseduar dhe paraqitur  certifikatë për kryerjen e imunizimit kundër virusit SARS-CoV-2, të paktën dozën e parë të vaksinës, duke filluar nga data 16 gusht 2021, rrjedh  se nëse gjatë zbatimit të këtij vendimi kryhet vetëm verifikim vizual i certifikatës për  imunizim kundër virusit SARS-CoV-2 (në parimin “paraqet ose nuk paraqet certifikatë”), aktiviti i tillë është jashtë fushëveprimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rrjedhimisht nuk do të paraqiste keqpërdorim të të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë