Published On: September 15, 2022Categories: Lajme

Më 12 dhe 15 shtator 2022, Agjencia mbajti dy punëtori në SHFK “Liria” Tetovë dhe SHFK “Dimo Haxhi Dimov” Shkup me temë “Mbrojtja e të dhënave personale gjatë shfrytëzimit të internetit” në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe. Ngjarjet u organizuan me mbështetjen e Twinning projektit të BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe ishin të dedikuara për nxënësit e klasës së VIII.

Në punëtori përfaqësues nga Agjencisë folën për sigurinë e të dhënave personale në internet, për të drejtën e privatësisë dhe i njoftuan nxënësit për rolin dhe punën e Agjencisë. Në këtë aktivitet u promovua video edukative me temë “Dhuna online” si dhe broshura informative e publikuar në faqen e Agjencisë me temë “Privatësia e fëmijëve dhe të rinjve në botën e teknologjive moderne (interneti dhe rrjetet sociale)”.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon publikun se […]

    Lexo më shumë
  • Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i […]

    Lexo më shumë
  • Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]

    Lexo më shumë