Published On: May 2, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 30 prill 2025, zëvendësdrejtori Elena Veljanovska nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe drejtori Ivica Tomovski nga Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me ç’rast konfirmuan përkushtimin dhe interesin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve.

Në drejtim të realizimit të qëllimeve të këtij Memorandumi, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të organizojë trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale për përfaqësuesit e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të zbatimit të plotë dhe të drejtë të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale miratoi: […]

    Lexo më shumë
  • Më 16.12.2025, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi […]

    Lexo më shumë
  • Më 2–3 dhjetor 2025, Agjencia mori pjesë në Seancën e […]

    Lexo më shumë