Më 05.09.2025, zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, znj. Elena Veljanovska, dhe ministri i Ministrisë për Transformim Digjital, z. Stefan Andonovski, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, duke konfirmuar angazhimin dhe interesin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Në kuadër të realizimit të objektivave të këtij memorandumi, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të organizojë trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale për përfaqësuesit e interesuar nga Ministria për Transformim Digjital, do të japë udhëzime për harmonizimin e dokumentacionit me përshkrim të masave teknike dhe organizative për sigurimin e përpunimit të të dhënave personale që Ministria për Transformim Digjital duhet të miratojë, si dhe do të ofrojë mbështetje për harmonizimin e akteve ligjore nga fusha që është në kompetencë të Ministrisë me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale.
Agjencia gjithashtu do të propozojë realizimin e projekteve që lidhen me zbatimin e legjislacionit, forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e ndërgjegjësimit publik për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale, me qëllim zbatimin e plotë dhe korrekt të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
