
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacionit Metamorfosis më datë 10.02.2023 nënshkruan marrëveshje për transferimin e ueb faqes edukative që do të zhvillohet në kuadër të projektit të BE-së “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i një ekosistemi dixhital gjithëpërfshirës”. Kjo ueb faqe do të përmbajë materiale edukative dhe informuese që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe do t’u ofrojë mundësi qytetarëve dhe kontrolluesve për të kontrolluar dhe përmirësuar njohuritë e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale. Pas përfundimit të projektit të BE-së faqja e internetit do të merret nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do ta shfrytëzojë si platformë për e-trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale.

Me lidhjen e kësaj marrëveshjeje, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacioni Metamorfosis përsëri rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të dhënë një kontribut të përbashkët në promovimin dhe avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
