Më datë 23.04.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbajti ligjeratë në seminarin ,,Sigurimi i fshehtësisë dhe mbrojtjes së përpunimit të të dhënave personale”, në qendrën e trajnimit ,,Dr. Xhozef Kruzel”, dedikuar pjesëmarrësve të Ministrisë së Mbrojtjes. dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky trajnim u organizua në përputhje me kompetencat ligjore të Agjencisë dhe memorandumin e nënshkruar të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga trajnuesit e Agjencisë u prezantuan dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, parimet e mbrojtjes së të dhënave personale, të drejtat e subjekteve të të dhënave personale, masat e sigurisë për përpunimin e të dhënave personale, të drejtat dhe detyrimet e kontrolluesve, gjithashtu u dhanë rekomandime dhe udhëzime se si të mbrohen të dhënat personale dhe si të hartohen masat e duhura mbrojtëse.
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]
Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]