
Më datë 28 dhe 29 qershor 2022, përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale morën pjesë në Konferencën rajonale për mbrojtjen e të dhënave personale në Prishtinë, urganizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës.
Në Konferencën Rajonale për mbrojtjen e të dhënave personalemorën pjesë përfaqësues te organeve përkatëse të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Qëllimi i Konferencës ishte shkëmbimi i përvojave më të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, shpalosja e sfidave të përbashkëta në këtë fushë, si dhe thellimi i bashkëveprimit ndërinstitucional dhe u diskutuan përgjegjësitë, të drejtat dhe sfidat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në sektorët e sigurisë, shëndetësisë, telekomunikimit, si dhe arsimit.
Më 27 tetor 2025, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e […]
