Published On: January 27, 2023Categories: Lajme, Lajme

Në kuadër të Ditës Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, 28 janar, në “Shtëpinë Evropiane” sot më 27 janar 2023 u mbajt konferenca “Së bashku për mbrojtjen e të dhënave personale”, organizuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Fondacioni Metamorfozis dhe Qendra për Kërkime dhe Analiza Ligjore.

Në fjalën hyrëse, drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Imer Aliu, iu referua rëndësisë së mbrojtjes së të dhënave personale si njëra ndër të drejtat themelore të njeriut.

,,Dita e Mbrojtjes të të Dhënave personale është shtytja e vogël që na nevojitet në fillim të çdo viti të ri për ta bërë prioritet mbrojtjen e të dhënave tona personale. Ne tashmë jetojmë në një botë dixhitale dhe mbështetja jonë gjithnjë më e madhe në teknologjitë e reja për të menaxhuar çdo aspekt të jetës sonë kërkon, tash më shumë se kurdoherë, më me këmbëmngulësi realizimin e të drejtës themelore të qytetarëve për mbrojtje të të dhënave të tyre personale dhe privatësisë”.

Në lidhje me procesin e harmonizimit të legjislacionit sektorial me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale nuk ka progres të veçantë për faktin se nuk zbatohen dispozitat e Rregullores së Punës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht nuk respektoehet detyrimi nga ana e propozuesve (ministrive dhe organeve të tjera) për dorëzimin e materialeve, projektligjeve, akteve nënligjore dhe rregulloreve tjera që në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale. Krahas këtij, moment tjetër është mosveprimi gjatë konceptimit të çështjeve ligjore dhe nënligjore, në bazë të mendimeve, sugjerimeve, rekomandimeve të dhëna nga Agjencia.

Drejtori Aliu theksoi se Agjencia do të përpiqet të forcojë statusin e saj të pavarur dhe autonom, veçanërisht në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe në sigurimin e fondeve të pavarura buxhetore, sepse e gjithë kjo është e nevojshme për të qenë në gjendje të zbatojë rregulloren ligjore për mbrojtjen e të dhënat personale të dhënat.

“Në atë kontekst, është e nevojshme të sigurohen punësime të reja, si dhe të sigurohen burime financiare shtesë për motivimin, mbajtjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm profesional të burimeve njerëzore në Agjenci, në mënyrë që të parandalohet largimi i stafit ekzistues profesional dhe të trajnuar“.

Në tre muajt e ardhshëm Agjencia me mbështetjen e Bashkimit Evropian do të punojë në përgatitjen e një strategjie të re dhjetëvjeçare për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në fund të fjalimit drejtori I Agjencisë dërgoi Urime me rastin e Ditës Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe dërgoi porosi ,,Kujdesuni për të dhënat tuaja personale“.

Në epokën e teknologjisë, internetit dhe globalizimit, mbrojtja e të dhënave personale po bëhet çdo ditë e më e rëndësishme, tha në fjalimin e tij Shtefen Hudolin, shef i sektorit të bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Shtefen Hudolin theksoi nevojën për zbatimin e plotë të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurimin e resurseve adekuate për Agjencinë. Nëse nuk sigurohen resurse të mjaftueshme, kjo do të ketë ndikim negativ në zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas tij, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të jetë pjesë e të gjitha konsultimeve dhe negociatave në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe rikujtoi se raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin në këtë fushë ka respektuar përkushtimin dhe punën e Agjencisë si dhe progresin e arritur në lidhje me harmonizimin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale të BE-së. Puna e Agjencisë dhe zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale janë pjesë e kreut 23.

,,Të mendojmë para se të klikojmë, ishte porosia e dërguar nga Hudollin me rastin e Ditës Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale”.

Zbatimi adekuat i ligjeve, përfshirë Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, përveç se detyrim për të gjithë dhe vlerë themelore e rendit tonë kushtetues, është përfitim shumë i rëndësishëm i qytetërimit. Ndërtimi i një kulture të mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjësi e një individi, një institucioni apo organizate. Të gjithë ne, si individë, ashtu edhe si përfaqësues të institucioneve, organizatave qytetare, bizneseve etj., duhet të kontribuojmë në këtë proces, tha në fjalimin e saj drejtoresha e programit të Fondacionit Metamorfozis, Dançe Danillovska Bajdevska.

Ajo shtoi se kjo nënkupton përfshirjen në formësimin e agjendës digjitale dhe aplikimin e teknologjive digjitale por edhe një konsiderim më të mirë dhe më serioz të implikimeve etike dhe ligjore që sjellin teknologjitë digjitale.

Mesazhi ynë është se nuk duhet të kemi frikë nga teknologjitë digjitale, nuk duhet të krijojmë rezistencë ndaj digjitalizimit, përkundrazi duhet t’i përdorim ato, por në të njëjtën kohë duhet të angazhohemi, të mësojmë nga njëri-tjetri se si t’i përdorim ato në mënyrë të sigurt në favorin tonë. Ne besojmë se nevojiten gjithnjë e më shumë resurse për të qëndruar për një shoqëri në të cilën qytetarët e angazhuar dhe të vetëdijshëm përdorin në mënyrë aktive mjete inovative për të ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre civile. Me më shumë burime dhe angazhim të përbashkët, synohet që të kemi zbatimin e duhur të ligjeve, përfshirë Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale i cili është përfitim shumë i rëndësishëm civilizues në drejtim të mbrojtjes së privatësisë”.

Sipas deklaratës së kryetares së Këshillit ekzekutiv të Qendrës për Hulumtime dhe Analiza ligjore, Lidija Stojkova-Zafirovska, “Mbrojtja gjyqësore e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë është thelbësore për realizimin e plotë të kësaj të drejte në përputhje me rregullat dhe standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Qendra për Hulumtime dhe Analiza Ligjore dhe Shoqata e Juristëve të Rrinj të Maqedonisë do të punojnë me gjyqësorin, duke ofruar ekspertizë dhe përafrim të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në hapësirën digjitale. Kjo është fushë e re dhe dinamike dhe qytetarët duhet të jenë të sigurt se institucionet do t’i mbrojnë me përgjegjësi të drejtat e tyre, gjë që do të rezultojë në rritjen e besimit në sistem”.

Në pjesën e dytë të konferencës u zhvillua diskutim me temë,,Në çka punojmë”.

Emes Savoia-Keleti, oficer për mbrojtjen e të dhënave në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, theksoi se nuk është më çështje nëse të dhënat personale duhet të mbrohen.

“Ekziston tendencë që një numër i madh i vendeve të miratojnë ligje për mbrojtjen e privatësisë që janë frymëzuar nga legjislacioni evropian dhe ne jemi shumë krenarë për këtë. Natyrisht, ne gjithashtu përballemi me sfida pasi individët dëshirojnë t’i mbrojnë të dhënat dhe privatësinë e tyre, dhe bizneset, nga ana tjetër, pranojnë se mbrojtja e të dhënave personale u jep atyre vlerë konkurruese. Ata e dinë se duhet të fitojnë besim nga përdoruesit në shërbimet e tyre”, duke kujtuar se Maqedonia e Veriut është ndër të parat që ka nënshkruar dhe ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës, e cila ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale.

,,Duhet të keni kujdes, jo vetëm për të dhënat tuaja, por edhe për të dhënat e të tjerëve. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm. Asnjëherë nuk ka qenë fjala për ndalimin e përdorimit të të dhënave personale, por bëhet fjalë për detyrimin për të pasur parasysh rregullat që zbatohen dhe këtë duhet ta bëjmë me kujdes dhe vëmendje të veçantë. Privatësia e të dhënave nuk është diçka që është e këndshme të kesh, por është e nevojshme ta kesh atë”, shtoi Eavoia-Kelet”i.

Slobodanka Slavkovska nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale promovoi ueb faqen e re të Agjencisë, e cila u relaizua me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimit përfaqësuesja e Agjencisë u dërgoi porsi qytetarëve dhe kontrolluesve.

Ajo gjithashtu i rikujtui ministrive dhe institucioneve tjera që me rastin e përgatitjes së projektligjeve dhe akteve nënligjore që parashikojnë përpunimin e të dhënave personale të kërkojnë mendim nga Agjencia.

“Vitin e kaluar kemi pasur vendime ligjore që kanë shkaktuar reagim negativ në opinion dhe Agjencia nuk është konsultuar fare”.

Në rast të shkeljes së sigurisë së të dhënave personale dhe cenimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, të gjithë kontrolluesit dhe përpunuesit kanë detyrimin që brenda 72 orëve të raportojnë shkeljen në Agjenci dhe në raste të caktuara edhe tek qytetarët të prekurit.

Gjatë përdorimit të teknologjive të reja, kontrolluesit duhet të jenë përgjegjës dhe të përgjegjshëm kur përpunojnë të dhënat personale.

“Nuk është e rrallë që jemi dëshmitarë se si bashkëqytetarët tanë kanë pësuar dëme të mëdha materiale nga sjellja e papërgjegjshme e disa kontrolluesve për shkak se ata nuk kanë zbatuar masat adekuate për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të gjithë qytetarët pavarësisht moshës duhet të jenë përgjegjës kur ndajnë të dhënat personale”.

“Shpesh jemi dëshmitarë se si qytetarët ndajnë pa problem të dhënat personale duke përfshirë edhe fotografitë e letërnjoftimit dhe pasaportave në e-mail, Viber, Facebook etj., për të fituar ndonjë shpërblim , kur aplikojnë për diçka, apo për të shkuar në ndonjë udhëtim duke mos marrë parasysh se kush qëndron në anën tjetër. Veprime të tilla ndonjëherë mund të shkaktojnë humbje financiare për qytetarët, dëmtim të reputacionit dhe nderit, por ndonjëherë mund t’i kushtojnë edhe jetën dikujt. Prandaj është e nevojshme që të gjithë të jemi përgjegjës për veprimet tona”.

Vitin e kaluar, por edhe këtë vit, Agjencia ka pranuar thirrje dhe porosi nga një numër i madh i kontrolluesve se marrin e-mail nga kompanitë që u ofrojnë shërbime dhe mjete të ndryshme për harmonizim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Shpesh në porosit kanë përmendur se Agjencia e kërkon dhe nëse nuk e kanë do të ndëshkohen.

“Agjencia në asnjë mënyrë nuk qëndron apo mbështet kompanitë dhe individët e tillë që keqpërdorin Agjencinë. Të gjitha informacionet, formularët dhe dokumentet e ofruara nga Agjencia janë në dispozicion pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe kontrolluesit, dhe i vetmi burim relevant i informacionit është ueb faqja e Agjencisë”.

Me rastin e ditës për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia është e disponueshme edhe në LinkedIn dhe mund t’i bashkohen të gjithë qytetarët dhe kontrolluesit e interesuar.

Vesna Radinovska nga Fondacioni Metamorfozis prezantoi projektin “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i një ekosistem digjital gjithëpërfshirës”. Ajo shtoi se organizata është në kontakt të përditshëm me kontrolluesit, të cilët informojnë se sa e vështirë është zbatimi i ligjit, më së shumti për shkak të mungesës së resurseve, por edhe inflacionit, krizës energjetike dhe pandemisë Covid.

Milena Josifovska nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Ligjore prezantoi projektin e ri “Drejtësia efektive për mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtën e privatësisë në hapësirën online”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Juristëve të Rinj të Maqedonisë. Projekti mbështetet financiarisht nga BE-ja dhe do të nisë zbatimin në shkurt të këtij viti.

Në kuadër të projektit do të realizohen trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen e të drejtave themelore në botën dixhitale për gjyqtarët dhe prokurorët publikë, do të përcaktohen boshllëqet në kuadrin ligjor me fokus gjyqësorin dhe kapacitetet për të mundësuar drejtësi efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, do të forcohet dialogu ndërmjet institucioneve kyçe dhe do të edukohen qytetarët përmes një fushate për instrumentet ligjore që disponojnë për të mbrojtur të drejtën e privatësisë në hapësirën online.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë