
Sot më 7 tetor 2022në Hotel Meriot Shkup, u organizua Konferenca e projektit twinning “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”, financuar nga Bashkimi Evropian. Projektin e realizuan nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Kroacisë dhe Gjermanisë, Fondacioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ndërsa përfitues ishte Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Konferencën e hapi drejtori i Agjencisë, z.Imer Aliu, duke përshëndetur partnerët dhe duke shprehur kënaqësinë për përfundimin me sukses të projektit. Drejtori theksoi se përmes përpjekjes së përbashkët të ekspertëve nga Kroacia dhe Gjermania dhe të punësuarit e Agjencisë arritën rezultate mbresëlënëse me të cilat u realizuan qëllimet kryesore të projektit që ishte zbatimi më i lehtë i Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo është arritur gjatë 18 muajve përmes realizimit të trajnimeve profesionale për të punësuarit e Agjencisë, si dhe pjesëmarrës nga sektori publik dhe privat, përgatje të manueleve, udhëzimeve, analizave, metodologji për harmonizimin e ligjeve sektoriale si dhe aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut, ndërgjegjësimin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë, veçanërisht tek të rinjtë.
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, konfirmoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të autoriteteve kombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale të cilat luajnë në garantimin e mbrojtjes kundër cenimit të integritetit personal dhe mbrojtjen e të drejtat e tjera të njeriut dhe liritë themelore gjatë grumbullimit, përpunimit dhe përdorimit të të dhënave personale. Megjithatë, kryetari i Kuvendit theksoi që të punësuarit e Agjencisë të jenë plotësisht të përgatitur dhe në përputhje me pritshmëritë prej tyre, është e nevojshme të përgatiten profesionalisht dhe të mbështeten ligjërisht në çdo segment të veprimin e saj. “Doemos e kam të ndalem edhe në një komponentë të rëndësishme për këtë çështje, dhe kjo është pavarësia dhe autonomia politike, financiare dhe funksionale e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ajo është themeluar me ligj dhe për të njëjtën duhet të krijohen kushte që të mund të funksionojë në mënyrë efikase dhe efektive. Ajo pavarësi është e domosdoshme që të mundet Agjencia ti kryejë kompetencat, detyrat, autorizimet dhe përgjegjësitë e veta, të cilat tani janë zgjeruar dhe për të cilat kuptohet se duhet të mbështetet edhe me numër të mjaftueshëm të ushtruesve ekspertë dhe profesionalë. Me këtë rast, ushtruesit të mbajnë llogari që mos i keqpërdorin autorizimet dhe statusin që e ka Agjencia dhe vetë ato si të punësuar dhe mos udhëhiqen nga interesat personale, afariste dhe financiare por në çdo veprim të vetin të ruajnë autoritetin e Agjencisë dhe natyrisht integritetin e vet personal. Unë jam i bindur se në rast se të gjithë ne e japim kontributin tonë personal në segmentin e vet të veprimit, edhe Agjencia, mirëpo edhe qytetarët tanë do të jenë më të kënaqur dhe do të kenë besim më të madh në shtetin dhe institucionet shtetërore”
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kroacisë z. Zdravko Vukiq falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë të projektit dhe shprehu kënaqësinë për rezultatet e arritura. Ai iu referua bashkëpunimit ndërmjet agjencive dhe theksoi përgatitjen për bashkëpunim të mëtejshëm dhe shkëmbim të përvojave veçanërisht në lidhje me hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.
Udhëheqësi për çështje ekonomike, ndërtim institucional dhe bashkëpunim ndërkufitar në Delegacionin e BE-së, znj. Maria Kanellopullu, foli për aspekte të rëndësishme lidhur me ndërtimin e institucioneve shtetërore nga aspekti i përgatitjeve të shtetit duke marrë përsipër detyrimet e legjislacionit të BE-së. Kjo u pasua nga fjalimet e SH.S. Nieves Tiganj dhe SH.S. Anke Hollshtajn, ambasadorët e Kroacisë dhe Gjermanisë, të cilat ishin vende partnere në zbatimin e twinnin projektit të të BE-së. Shkëlqesitë e tyre theksuan rëndësinë e twinning projektet si instrumente për bashkëpunimin institucional ndërmjet vendeve partnere nga BE-ja dhe vendi përfitues në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete nëpërmjet realizimit të aktivitete të ndërsjella.
Pjesa e parë e programit zyrtar iu kushtua rezultateve dhe sukseseve të arritura në kuadër të projektit si kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin e zhvilluar për mbrojtjen e të dhënave personale në vend, duke iu referuar hapave të mëposhtëm që do të sigurojnë zbatimin konsistent dhe përmirësimin e mëtejshëm të kornizës ligjore. Në këtë pjesë me fjalime u drejtuan z. Igor Vulje, zëvendësdrejtor i AZOP njëkohësisht dhe menaxher i projektit, znj. Sanja Silay Zeman, këshilltar i përhershëm twinning, znj.Katerina Tegeder nga organizata partnere IRZ, dhe znj. Slobodanka Slavkovska, udhëheqëse e njësisë për supervizion nga AMDhP-ja.
Ngjarja u përmbyll me panel diskutimi me temë “Siguria e të dhënave personale”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet partnere, sektori shtetëror, shoqëria civile, shoqëria dhe komuniteti i biznesit, të cilët folën për aspektet ligjore dhe teknike që lidhen me sigurinë e përpunimit të të dhënave personale dhe rëndësinë e së njëjtës në botën digjitale moderne.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
