Përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale morën pjesë në Konferencën e 32-të Pranverore të organeve mbikëqyrëse evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila u mbajt nga data 13-16 maj 2024 në Riga, Republika e Letonisë.
Konferenca e pranverore është takim vjetor i të gjitha autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale nga vendet e Bashkimit Evropian dhe jashtë EEA. Konferenca shërben si forum i vetëm pan-evropian dedikuar bashkëpunimit praktik midis rregullatorëve, tejkalimit të kufijve dhe inkurajimit të bashkëpunimit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë në Evropë.
Konferenca u fokusua në rolin e autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave në epokën digjitale të rregulloreve në zhvillim; lundrimi i privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në epokën e teknologjive dhe inovacioneve të reja; mbrojtja e të dhënave shëndetësore në epokën e digjitalizimit; formësimi i mbrojtjes së të dhënave nëpërmjet përvojës së bashkëpunimit të autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave; navigimi ndaj dispozitave për AML (AML – Anti Money Laundering) dhe Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR); Autoritetet për mbrojtjen e të dhënave, zyrtarët e mbrojtjes së të dhënave dhe bizneset; mbrojtjen e përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale nëpërmjet bashkëpunimit efikas ndërmjet autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe shqyrtimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe GJEDNJ.
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]
Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]