Përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale morën pjesë në Konferencën e 31-Pranverore të organeve mbikëqyrëse evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila u zhvillua në Budapest të Hungarisë nga data 10 deri më 12 maj 2023.
Konferenca e organeve mbikëqyrëse evropiane përbëhet nga 62 autoritete mbikëqyrëse kombëtare dhe rajonale për mbrojtjen e të dhënave personale, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Agjencia për të Drejtat Themelore të Bashkimit Evropian, Europol, Eurojustice dhe Këshilli i Evropës. Është një mundësi e jashtëzakonshme për organet mbikëqyrëse që të diskutojnë problemet me të cilat përballen, praktikat dhe strategjitë më të mira dhe të shkëmbejnë përvoja dhe të fitojnë njohuri të reja përmes paneleve dhe leksioneve nga ekspertët më eminentë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Në konferencën e këtij viti, u debatuan një sërë çështjesh aktuale, si ndikimi i teknologjive të reja në të drejtat e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe ndërveprimi ndërmjet ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit të konkurrencës. Më tej, çështja e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale nga FEE dhe vende të tjera, vendimet gjyqësore në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në mjedisin dixhital, roli i oficerëve për mbrojtjen e të dhënave personale.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
