Me rastin e shënimit të Ditës së Internetit të Sigurt, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale publikoi këshilla praktike për përdorim më të sigurt dhe më të përgjegjshëm të internetit dhe mjeteve të bazuara në inteligjencën artificiale.
Këto këshilla janë të dedikuara për të gjithë qytetarët – fëmijët, të rinjtë, të rriturit dhe personat e moshuar – dhe synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për rreziqet nga mashtrimet online, informacionet e pasakta dhe ndarja e papërshtatshme e të dhënave personale.
AMDhP i inkurajon qytetarët të jenë të kujdesshëm se me kë dhe si i ndajnë informacionet, të përdorin shërbime digjitale të verifikuara dhe ta përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të vetëdijshme dhe të informuar.
Me informim dhe zgjedhje të përgjegjshme, së bashku kontribuojmë për një mjedis digjital më të sigurt për të gjithë.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
