Published On: October 15, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 14 tetor 2025, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDhP) e përfaqësuar nga Zëvendësdrejtoresha Elena Veljanovska mori pjesë në një takim pune të organizuar së bashku me Shoqatën e Maqedonisë të Avokatëve Korporativë (ShMAK) në ambientet e shoqërisë së avokatëve Schönherr në Shkup. Në ngjarje morën pjesë aktivisht edhe përfaqësues nga Shoqata e Maqedonisë për Burimet Njerëzore (ShMBNj).

Gjatë ngjarjes u diskutuan sfidat praktike në përpunimin e të dhënave personale në kompani, duke përfshirë tema si punësimi, qasja në dosjet personale, privatësia digjitale, përdorimi i sigurt i kanaleve të komunikimit dhe shërbimeve cloud.

Zëvendësdrejtoresha e AMDh-së Elena Veljanovska dhe kryetari i ShMAK Ivan Petrushevski nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me të cilin krijohet një kornizë për shkëmbimin e njohurive, edukimin dhe aktivitetet e përbashkëta midis dy palëve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

Ngjarja përfundoi me një koktej për rrjetëzim dhe konfirmim të nevojës për shkëmbim të vazhdueshëm të praktikave të mira mes AMDhP-së, juristëve korporativë dhe departamenteve HR.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë