
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Mr.Elena Veljanovska, mori pjesë në mbledhjen e 48-të plenare të Komitetit Konsultativ të Konventës 108 (Konventa për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin automatik të të dhënave personale), e cila u mbajt në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg, nga data 17 deri më 19 qershor 2025.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale. Ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishin:
- shqyrtimi i Udhëzimeve Draft për parimet kryesore që lidhen me nenin 11 të Konventës së modernizuar 108+, i cili ka të bëjë me përjashtimet dhe kufizimet nga zbatimi i parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale,
- prezantim me temën për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e modeleve të mëdha gjuhësore (Large Language Models – LLMs), si dhe
- Udhëzime Draft për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e neuroshkencave.
Në kuadër të mbledhjes, më 18 qershor 2025, u realizua edhe votimi për zgjedhjen e Komisionerit të ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Këshillit të Evropës.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është anëtare me të drejta të plota votimi në Komitetin Konsultativ të Konventës 108 (T–PD) pranë Këshillit të Evropës që nga korriku i vitit 2006, dhe në mënyrë të vazhdueshme merr pjesë në mbledhjet plenare të rregullta të këtij komiteti.
Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare aktive e Këshillit të Evropës, është nënshkruese e Konventës 108 dhe e versionit të saj të modernizuar (108+), gjë që e konfirmon përkushtimin tonë të fuqishëm ndaj përparimit dhe respektimit të së drejtës për privatësi dhe mbrojtjes së të dhënave personale, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
