Published On: May 20, 2026Categories: Lajme, Lajme

Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i ,,Iniciativës 20i7”
Në periudhën 17–19 maj 2026, Agjencia organizoi Takimin e Tetë të “Iniciativës 20i7” në Manastir, ku morën pjesë përfaqësues të organeve mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale nga rajoni. “Iniciativa 20i7” është një forum bashkëpunimi ndërmjet organeve mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale nga rajoni i ish-Jugosllavisë, në përputhje me Deklaratën për Bashkëpunim të Organeve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila u nënshkrua në vitin 2017 në takimin e parë të Iniciativës, me propozim të organit slloven për mbrojtjen e të dhënave personale. Iniciativa është krijuar me qëllim nxitjen e bashkëpunimit cilësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet organeve mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Kosova.

Në takim u shkëmbyen përvoja, praktika të mira dhe informacione aktuale lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, me fokus të veçantë në sfidat bashkëkohore që rrjedhin nga zhvillimi i shpejtë teknologjik, digjitalizimi dhe përdorimi i teknologjive të reja.

Delegacionet nga vendet pjesëmarrëse mbajtën prezantime dhe diskutime kushtuar çështjeve aktuale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe zbatimit të kornizave ligjore kombëtare. Theks i veçantë iu kushtua zbatimit të masave të sigurisë, mbrojtjes së të dhënave personale të fëmijëve, sfidave që lidhen me inteligjencën artificiale, si dhe aktiviteteve dhe projekteve aktuale të organeve mbikëqyrëse në rajon.

Në kuadër të takimit, përfaqësuesi i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti një prezantim me temën “Koncepti, përmbajtja dhe zbatimi praktik i Rregullores për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale”, ku u prezantuan përvojat kombëtare dhe aspektet praktike të zbatimit të masave të sigurisë gjatë përpunimit të të dhënave personale.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të përvojave dhe praktikave të mira, veçanërisht në kontekstin e sfidave që sjellin teknologjitë e reja, inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital. U theksua se mbrojtja efektive e të dhënave personale kërkon organe mbikëqyrëse të forta, të pavarura dhe profesionale, si dhe avancim të vazhdueshëm të kornizave ligjore dhe institucionale kombëtare.

Takimi i ardhshëm i “,,niciativës 20i7” do të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2027, në organizim të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]

    Lexo më shumë
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë