Published On: September 24, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 24 shtator 2025, në hapësirat e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AZLP) u mbajt një trajnim i dedikuar mbrojtjes së të dhënave personale, në të cilin morën pjesë edhe partnerët e konsorciumit në kuadër të projektit MKSafeNet. Ngjarja u realizua në bashkëpunim me IMPETUS – Qendra për internet, zhvillim dhe qeverisje të mirë, e cila mbuloi plotësisht shpenzimet e pjesëmarrjes së partnerëve. Në këtë mënyrë u mundësua qasje e drejtpërdrejtë në njohuri ekspertësh dhe udhëzime praktike, pa barrë financiare shtesë për organizatat.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të kontrolluesve nga sektorë të ndryshëm, të cilët shkëmbyen në mënyrë aktive përvoja, pyetje dhe ide. Përmes trajnimit, pjesëmarrësit i forcuan kapacitetet e tyre për trajtimin e duhur të të dhënave personale, identifikimin më të lehtë të risqeve të mundshme dhe zbatimin e praktikave të mira për mbrojtjen e privatësisë brenda organizatave të tyre.

Qëllimi i trajnimit ishte sqarimi i detyrimeve ligjore që dalin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore – si për kontrolluesit, ashtu edhe për përpunuesit. Gjatë trajnimit u dhanë udhëzime të qarta për harmonizimin me rregulloret dhe u trajtuan disa tema kyçe, ndër të cilat:

  • përkufizimi i koncepteve bazë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale;

  • parimet e mbrojtjes së të dhënave personale, të cilat përbëjnë bazën e të gjithë sistemit;

  • të drejtat e subjekteve të të dhënave personale dhe mekanizmat për realizimin e tyre;

  • detyrimet e kontrolluesve dhe përpunuesve gjatë gjithë ciklit të përpunimit;

  • rregullat për transferimin e të dhënave personale, përfshirë transferimin ndërkombëtar;

  • detyrimet ligjore gjatë vendosjes së sistemit të video-mbikëqyrjes.

Këto trajnime janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Agjencisë për forcimin e kapaciteteve të të gjitha palëve të përfshira dhe për sigurimin e një niveli më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë