Published On: June 19, 2025Categories: Lajme, Lajme

Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Mr.Elena Veljanovska, mori pjesë në mbledhjen e 48-të plenare të Komitetit Konsultativ të Konventës 108 (Konventa për mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin automatik të të dhënave personale), e cila u mbajt në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg, nga data 17 deri më 19 qershor 2025.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale. Ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishin:

  • shqyrtimi i Udhëzimeve Draft për parimet kryesore që lidhen me nenin 11 të Konventës së modernizuar 108+, i cili ka të bëjë me përjashtimet dhe kufizimet nga zbatimi i parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale,
  • prezantim me temën për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e modeleve të mëdha gjuhësore (Large Language Models – LLMs), si dhe
  • Udhëzime Draft për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e neuroshkencave.

Në kuadër të mbledhjes, më 18 qershor 2025, u realizua edhe votimi për zgjedhjen e Komisionerit të ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Këshillit të Evropës.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është anëtare me të drejta të plota votimi në Komitetin Konsultativ të Konventës 108 (T–PD) pranë Këshillit të Evropës që nga korriku i vitit 2006, dhe në mënyrë të vazhdueshme merr pjesë në mbledhjet plenare të rregullta të këtij komiteti.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare aktive e Këshillit të Evropës, është nënshkruese e Konventës 108 dhe e versionit të saj të modernizuar (108+), gjë që e konfirmon përkushtimin tonë të fuqishëm ndaj përparimit dhe respektimit të së drejtës për privatësi dhe mbrojtjes së të dhënave personale, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë