
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Sllovenisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi u takuan në takimin e gjashtë të ,,Iniciativës 20i7″, e cila këtë vit u mbajt në Zadar të Republikës së Kroacisë më 27 dhe 28 maj 2024.
Në takim u diskutuan çështje aktuale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktika nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.
,,Iniciativa 20i7” është krijuar në vitin 2017 me iniciativën e Komisionerit për Informacione të Republikës së Sllovenisë, ku përfshihen autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale nga ish-Jugosllavia. Për më shumë për ,,Iniciativën 20i7” mund të lexoni në linkun e mëposhtëm.linkun.

Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
