
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për menaxhimin e sektorit të sigurisë – DKAF përpiloi Udhëzuesin Virtual – Di-pi-o (DPO).
Qëllimi i Di-Pi-o është njohja e qytetarëve me të drejtat e tyre në këtë fushë në mënyrë më të thjeshtë, me çka do të mundësohej realizimi i këtyre të drejtave në mënyrë më efikase. Udhëzuesi ofron këshilla të dobishme se si qytetarët mund të mbrojnë të dhënat e tyre personale dhe informacionet e ndjeshme, zbulimi i të cilave do të cenonte privatësinë e tyre. Gjithashtu udhëzohen qytetarët se si dhe ku të paraqesin keqpërdorimin e të dhënave personale dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrin. Agjencia konsideron se me rritjen e njohurive për vlerat e të dhënave personale që posedojmë do të ndihmojë në trajtimin më të lehtë të rreziqeve që ekzistojnë për ta në këtë epokë digjitale.
Udhëzuesi Virtual Di-pi-o (DPO) është publikuar në ueb faqen e Agjencisë në lidhjen në vijim: https://www.dzlp.mk/e-tutorials/dpo/al/story.html.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
