
Më 18 shkurt 2022, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmes platformës ZOOM realizoi “Trajnim special për mbrojtjen e të dhënave personale”, dedikuar përfaqësuesve të Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (AGM).
Gjatë trajnimit u elaboruan risitë nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, parimet, të drejtat dhe detyrimet e kontrolluesve dhe gjitha detyrimet që duhet t’i përmbushin kontrolluesit që të harmonizojnë punën e tyre me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale.
Njëkohësisht, trajnimi u fokusua në procesin e balancimit të përpunimit të të dhënave personale dhe lirisë së shprehjes dhe informimit, si dhe përjashtimet në lidhje me përpunimin e realizuar për qëllime gazetareske.
Trajnimi u realizua on-line për shkak të gjendjes me virusin Kovid 19, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të pjesëmarrësve në trajnim.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
