Published On: July 1, 2022Categories: Lajme

Më datë 28 dhe 29 qershor 2022, përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale morën pjesë në Konferencën rajonale për mbrojtjen e të dhënave personale në Prishtinë, urganizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës.

Në Konferencën Rajonale për mbrojtjen e të dhënave personalemorën pjesë përfaqësues te organeve përkatëse të Kosovës, Maqedonisë së Veriut,  Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Qëllimi i Konferencës  ishte shkëmbimi i përvojave më të mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, shpalosja e sfidave të përbashkëta në këtë fushë, si dhe thellimi i bashkëveprimit ndërinstitucional dhe u diskutuan përgjegjësitë, të drejtat dhe sfidat lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale në sektorët e sigurisë, shëndetësisë, telekomunikimit, si dhe arsimit.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë