Published On: November 28, 2023Categories: Lajme, Lajme

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Imer Aliu mori pjesë në mbledhjen e 45-të plenare të Komitetit të Konventës 108 (T-PD) që u mbajt nga data 15 deri më 17 nëntor 2023, në Strasburg të Francës.

Në mbledhjen plenare të Komitetit të Konventës në të cilën morën pjesë përfaqësues nga rreth 70 vende të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, u miratua moduli i dytë i Modeleve të klauzolave kontraktuale për transferimin e të dhënave personale nga kontrolluesi te përpunuesi. . T-PD vazhdon të hartojë udhëzime për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave personale për qëllime të regjistrimit dhe vërtetimit të votuesve gjatë zgjedhjeve, gjithashtu u vendos të fillojë punë mbi mbrojtjen e të dhënave në kontekst të shkencave neurologjike si temë e radhës me të cilën do të merret sipas programit të saj të punës 2022-2025.

Agjencia është anëtare e barabartë me të drejtë vote në Komitetin Konsultativ (T-PD) të Këshillit të Evropës që nga korriku 2006. Agjencia merr pjesë aktive në mbledhjet e rregullta plenare të Komitetit Konsultativ të Konventës 108.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale miratoi: […]

    Lexo më shumë
  • Më 16.12.2025, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi […]

    Lexo më shumë
  • Më 2–3 dhjetor 2025, Agjencia mori pjesë në Seancën e […]

    Lexo më shumë