Published On: March 21, 2022Categories: Lajme

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me mbështetjen e Projektit twinning të BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale” filloi me realizimin e trajnimeve online falas për mbrojtjen e të dhënave personale dedikuar kontrolluesve nga sektori privat dhe publik. Trajnimi i parë u mbajt më datë 9 dhe 10 mars me temë “Hyrje në mbrojtjen e të dhënave personale “dhe” Zyrtari (oficeri) për mbrojtjen e të dhënave personale “. Eksperti gjerman Stefan Niderer në trajnim ndau përvojat dhe praktikat gjermane gjatë zbatimit të Rregullativës së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR).

Më datë 23 dhe 24 mars 2022 do të organizohet sesioni i dytë i trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale me temë “Hyrje në mbrojtjen e të dhënave personale”, “Cënimi i sigurisë së të dhënave personale” dhe “Video mbykqyrje”. Ligjerues i trajnimeve do të jetë ekspertja kroate Barbara Shushiq , e cila do ti ndajë pervojat dhe praktikat kroate gjatë zbatimit të GDPR.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon publikun se […]

    Lexo më shumë
  • Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i […]

    Lexo më shumë
  • Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]

    Lexo më shumë