
Më 19 korrik 2023, drejtori i Agjencisë Imer Aliu realizoi takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë Sllavica Grkovska. Në takim u shqyrtua draft versioni i Ligjit për materialin arkivor nga aspekti i harmonizimit me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht në pjesën e vendosjes së Sistemit unik informativ arkivor dhe mbrojtjen e personave fizikë, të cilët janë bartës të materialit dokumentar publik.
Agjencia theksoi rëndësinë e përgatitjes së vlerësimit të ndikimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale gjatë vendosjes së zgjidhjeve të reja teknologjike ose organizative. U konstatua se është e nevojshme sistematikisht të forcohet konsultimi me Agjencinë para miratimit të projektligjeve dhe akteve të tjera nga Qeveria.

Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]
