
Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, një nga aspektet kyçe të punës së Agjencisë është rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimi i publikut për rëndësinë dhe zbatimin praktik të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë drejtim, sot, më 7 tetor 2026, në ambientet e Agjencisë u mbajt trajnim kushtuar mbrojtjes së të dhënave personale.
Trajnimi ishte i dedikuar për përfaqësuesit e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), të cilët në mënyrë aktive shkëmbyen përvoja, parashtruan pyetje dhe ndanë ide. Qëllimi i trajnimit ishte sqarimi i detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore – si për kontrolluesit, ashtu edhe për përpunuesit.
Gjatë trajnimit u prezantuan detyrimet që dalin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat dhe detyrimet e kontrolluesve, masat për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, si dhe u dhanë rekomandime dhe udhëzime për mënyrën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe për projektimin e masave të përshtatshme të mbrojtjes.
Këto trajnimе janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Agjencisë për forcimin e kapaciteteve të të gjitha palëve të interesuara dhe për sigurimin e një niveli më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, së […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale publikon Thirrje për […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, së […]
