Published On: October 3, 2026Categories: Lajme, Lajme
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, së bashku me një përfaqësues të Agjencisë, mori pjesë më 2 tetor 2026 në takimin e shtatë të autoriteteve të pavarura mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në kuadër të iniciativës Privacy4Balkans, në ambientet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Në takim morën pjesë përfaqësues të autoriteteve mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina.
Në fokus të takimit ishin çështje me interes të përbashkët për autoritetet mbikëqyrëse, me theks të veçantë në aktivitetet dhe hapat e mëtejshëm lidhur me kompaninë Meta, shkëmbimin e përvojave nga praktika dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në rajon.
Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe pikëpamje lidhur me sfidat që dalin nga zhvillimi i shpejtë dhe përdorimi gjithnjë e më i gjerë i teknologjive të reja, veçanërisht i inteligjencës artificiale, si dhe çështjet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve.
Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse të rajonit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe adresimit më efektiv të sfidave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
Takimet e rregullta në kuadër të iniciativës Privacy4Balkans përbëjnë një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e qasjeve të koordinuara ndaj çështjeve aktuale që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe teknologjitë e reja.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, së […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale publikon Thirrje për […]

    Lexo më shumë