1. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale (LMDHP) nga viti 2005 ka parashikuar disa të drejta:
    1. Të drejtën e informimit ;
    2. Të drejtën e qasjes;

    3.Të drejtën e përmirësimit dhe shlyerjes

E drejta e informimit

LMDHP parasheh të drejtë që çdo qytetarë të jetë i njoftuar për të dhënat e tij personale, që i grumbullojnë dhe i ruajnë kontrollorët.

Gjithashtu në Ligj është parashikuar edhe e drejta që të jenë të njoftuar qytetarët se për çfarë qëllimi ruhen dhe grumbullohen të dhënat e tyre personale. Edhe në rast kur e ke të njohur personin përkatësisht kontrollorin i cili i posedon të dhënat tuaja personale, duhesh të jesh i njoftuar se për çfarë qëllimi janë grumbulluar dhe ruajtur të dhënat personale.

Për shembull, nëse je i anëtarësuar në ndonjë klub dhe ke marrë  kartelë anëtarësie, kjo nuk u jep të drejtë klubit në të cilën anëtarësohesh t’i jap në shfrytëzim të dhënat tuaja personale në ndonjë shitore për pajisje sportive pa dhënien paraprak të pëlqimit tuaj.

E drejta e qasjes/njoftimit

LMDHP garanton të drejtë që çdokush të jetë i njoftuar për të dhënat personale të cilat ruhen dhe grumbullohen për atë.

Kjo donë të thotë se ti ke të drejtë të drejtohesh deri te personi te ndonjë organizatë që përpunon të dhëna tua personale (banka, shitore, klub, shoqatë, organizatë jo qeveritare,……etj). Nëse ata i posedojnë të dhëna tuaja personale, janë të detyruar t’iu përgjigjen kërkesës tuaj. Me këtë të drejtë të qasjes deri te të dhënat personale, ju kryeni një lloj kontrolli të vërtetësisë së të dhënave tuaja personale. Nëse të njëjtat janë të sakta jo të sakta, të vjetërsuara dhe ngjash. ju keni të drejtë të kërkonim përmirësimin e të njëjtave.

DMDHP nuk grumbullon dhe nuk ruan të dhëna personale për qytetarët, por vetëm udhëheq Regjistër qendror të përmbledhjeve me të dhëna personale të cilat i udhëheqin kontrollorët. DMDHP mundë t’iu ndihmon në realizimin e të drejtave të numëruara më lart, posaçërisht në të drejtën e informimit.

E drejta e kërkimit në përmirësimin dhe shlyerjen e të dhënave personale

ADHMP parashikon edhe të drejtë që të ndalosh të shfrytëzohen të dhënat tuaja personale. Kjo donë të thotë se ti ke të drejtë ta kundërshtosh kontrollorin të mos  grumbullon dhe ruan të dhëna tuaja personale. Ju keni të drejtë të refuzoni dhënien e të dhënave tuaja personale  apo të ndërpritni shfrytëzimin e të njëjtave në të ardhmen. Për të dhënat e ndjeshme siç është gjendja shëndetësore apo përkatësia fetare, nevojitet pëlqimi yt i dhënë me shkrim për të dhënat të cilat grumbullohen dhe ruhen. Kuptohet ju nuk mundeni të kundërshtoni të mos përpunohen të dhënat tuaja personale të cilat janë të parashikuar me ligj, (p.sh. të dhënat në dosjen shkollore).