Published On: November 26, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 18 dhe 19 nëntor 2025, në Prishtinë u mbajt Punëtoria Evropiane për Trajtimin e Rasteve (European Case Handling Workshop – ECHW 2025), e organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës.

Punëtoria Evropiane për Trajtimin e Rasteve paraqet një ngjarje rajonale dhe evropiane për shkëmbim përvojash ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale. Çdo vit, në këtë punëtori ndërkombëtare ndahen përvoja dhe qasje më të mira në trajtimin e kërkesave nga fusha e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale me qëllim përmirësimin e praktikave, harmonizimin e procedurave midis autoriteteve mbikëqyrëse dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar rajonal dhe evropian.

Punëtoria e sivjetshme përfshiu disa tema:

  • kamerat e mençura dhe biometria në hapësirat publike: proporcionaliteti dhe mbrojtja e privatësisë;
  • deepfake dhe përmbajtja e gjeneruar nga inteligjenca artificiale: sfidë për mbrojtjen e të dhënave personale;
  • mbledhja e të dhënave (,,data scraping”) dhe përdorimi i të dhënave të disponueshme publikisht nga interneti;
  • përpunimi i të dhënave shëndetësore në epokën e digjitalizimit: kufiri mes inovacionit dhe mbrojtjes së të dhënave personale;
  • të dhënat e fëmijëve në platformat digjitale dhe në lojërat online.

Delegacioni nga Maqedonia i përbërë nga përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mori pjesë aktive në punëtori dhe u prezantua me temën: ,,Përpunimi i të dhënave shëndetësore në epokën e digjitalizimit”. Gjatë prezantimit u ndanë përvojat kombëtare, sfidat dhe mundësitë në përpunimin e të dhënave shëndetësore në sistemet e digjitalizuara, si dhe.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më 12.10.2025, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmes […]

    Lexo më shumë
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të […]

    Lexo më shumë
  • Në lidhje me kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të […]

    Lexo më shumë