
Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me rastin e 20-vjetorit të themelimit të tyre, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Maqedonisë së Veriut morën pjesë në konferencën ,,Rreziqet dhe harmonizimi me GDPR në epokën e inteligjencës artificiale” e cila u mbajt më 24 maj 2024 në Zagreb, Republika e Kroacisë, ku u debatua edhe ndërveprimi ndërmjet Rregullores për Inteligjencën Artificiale dhe Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Të dyja agjencitë kanë bashkëpunim të vazhdueshëm. Në vitin 2022, së bashku zbatuan me sukses twinning projektin ,,Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore kombëtare të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili mori vlerësime pozitive nga të gjithë palët.
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]
Përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale morën […]