Published On: July 26, 2023Categories: Lajme, Lajme

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka shqiptuar tri gjoba në vlerë të përgjithshme prej 653.160,78 denarë Shoqërisë financiare për kredi të shpejta dhe tri gjoba në shumë prej 55.347 denarë personit përgjegjës në Shoqërinë financiare për kundërvajtje të kryer sipas nenit 111 paragrafi ( 1) pika 2 dhe neni 111 paragrafi (2), dhe në lidhje me nenin 111 paragrafi (1) pika 2 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Agjencia ka iniciuar tre supervizione  të jashtëzakonshme pas kërkesave të parashtruara nga tre persona fizik në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në tre rastet personat fizik kanë vërtetuar se shoqëria financiare (kontrolluesi) ka aprovuar kredi online në vlerë prej 90.000 denarë, personave të tjerë fizikë të cilët kanë përdorur të dhënat e tyre personale duke përdorur numra telefoni që nuk ishin të tyre dhe pa përcaktuar identitetin e tyre gjatë dorëzimit të kërkesave për kredi. Shoqëria financiare (kontrolluesi) në kundërshtim me nenin 10 paragrafi (1) paragrafi 1 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale pa sigurimin e pëlqimit të  dhënë më parë për përpunimin e të dhënave personale gjatë  aplikimit për kredi ka përpunuar të dhënat personale për tre persona fizik (subjekte të të  dhënave personale), me  ç ‘rast nuk ka demonstruar (dëshmuar) se subjektet e të dhënave personale kanë dhënë pëlqim për përpunimin e të dhënave të tyre personale.

 Gjobë e shqiptuar shoqërisë për hotelieri, turizëm dhe tregti për mbajtjen e letërnjoftimeve të klientëve dhe pengim të kryerjes së supervizionit të jashtëzakonshëm

 Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka shqiptuar gjobë në shumë prej 380.109,72 denarë për kundërvajtje të kryer kontrolluesit (shoqërisë për hotelieri, turizëm dhe tregti) dhe gjobë në shumë prej 21.522 denarë personit përgjegjës në personin juridik tek kontrolluesi për kundërvajtjen e kryer në bazë të nenit 111 paragrafi (1) pika 2 dhe nenit 111 paragrafi (2), dhe në lidhje me nenin 111 paragrafi (1) pika 2 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Shoqëria për hotelieri, turizëm dhe tregti (Kontrolluesi ) në kundërshtim me nenin 9 paragrafi (1) paragrafët 1, 2 dhe 3 dhe nenit 10 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa në lidhje me dispozitat e nenit 9 paragrafët (2) dhe ( 3) ) të  Ligjit për letërnjoftim dhe dispozitat  për  veprimtari të hotelerisë kanë mbajtur dhe ruajtur letërnjoftimet e klientëve (subjekteve  të të dhënave personale) dhe pas regjistrimit të tyre në librin e klientëve  deri në largimin e tyre.

Agjencia ka kryer supervizion të jashtëzakonshëm pas parashtrimit të kërkesës nga personi fizik në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në kërkesë, personi fizik ka deklaruar se kontrolluesi (shoqëria hotelerisë, turizmit dhe tregtisë) ka mbajtur letërnjoftimin e tij  dhe kushti i vetëm për t’ia kthyer ka qenë pagesa totale e shumës së qëndrimit.

Kontrolluesit të njëjtë (Shoqërisë për hotelieri, turizëm dhe tregti) ju është shqiptuar gjobë prej 190.055 denarë, për kundërvajtje të kryer dhe gjobë në shumë prej 18.447,45 denarë personit përgjegjës në personin juridik tek Kontrolluesi për kundërvajtje të kryer në pajtim me nenin 110 paragrafi (1) pika 20 dhe nenin 110 paragrafi (2), dhe në lidhje me nenin 110 paragrafi (1) pika 20 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kontrolluesi nuk ka mundësuar kryerje të supervizionit të jashtëzakonshëm në sistemin e video-mbikëqyrjes në pjesën e audio incizimit në bazë të dispozitave të nenit 106 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]

    Lexo më shumë
  • Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]

    Lexo më shumë