Published On: October 30, 2026Categories: Lajme, Lajme

Gjatë periudhës 26–30 tetor 2026, në ambientet e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shkup, u realizua mision ekspertësh përmes instrumentit TAIEX të Komisionit Evropian, me temë: „Mbështetje për zbatimin e Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, në përputhje me Direktivën NIS2“.

Misioni iu kushtua roleve, kompetencave dhe detyrimeve të organeve mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale në kontekstin e kërkesave të Direktivës NIS2, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e mekanizmave efektivë të bashkëpunimit me organet kompetente për sigurinë kibernetike, veçanërisht në procesin e raportimit dhe trajtimit të incidenteve të sigurisë.

Në misionin e ekspertëve morën pjesë përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministrisë së Transformimit Digjital dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT).

Ekspertët nga Kroacia dhe Rumania ndanë përvojat dhe praktikat e mira në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave personale, menaxhimit dhe raportimit të incidenteve të sigurisë, si dhe koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente.

Shkëmbimi i njohurive, përvojave praktike dhe zgjidhjeve institucionale përbën një kontribut të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve kompetente, me qëllim të transpozimit të plotë të Direktivës NIS2 në legjislacionin kombëtar.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më 20 tetor 2026, Agjencia organizoi në ambientet e saj […]

    Lexo më shumë
  • Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, së […]

    Lexo më shumë