
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale publikon Thirrje për shprehje interesi për pjesëmarrje në punëtorinë TAIEX me temë:
„Vlerësimi i ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale dhe vlerësimi i ndikimit gjatë transferimit të të dhënave personale“
Data e mbajtjes: 4–6 nëntor 2026
Punëtoria realizohet në kuadër të instrumentit TAIEX të Bashkimit Evropian dhe synon avancimin e njohurive dhe kapaciteteve praktike të kontrolluesve dhe përpunuesve për kryerjen e vlerësimeve të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale dhe vlerësimeve të ndikimit gjatë transferimit të të dhënave personale.
Në kuadër të punëtorisë do të prezantohen përvoja dhe praktika evropiane, metodologji dhe mjete, si dhe shembuj dhe ushtrime praktike për zbatimin e tyre. Punëtoria do të mundësojë shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me qasjet dhe praktikat e autoriteteve mbikëqyrëse nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Aplikimi për pjesëmarrje
Kontrolluesit e interesuar për pjesëmarrje mund të shprehin interesin e tyre duke dorëzuar të dhënat e nevojshme.
Afati për aplikim: 12 tetor 2026
Adresa për dorëzimin e aplikimeve: proekt.obuki@privacy.mk
Aplikimi duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
- emrin e kontrolluesit;
- emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit;
- adresën e postës elektronike.
Duke pasur parasysh se punëtoria realizohet në kuadër të instrumentit TAIEX, i cili synon forcimin e kapaciteteve dhe njohurive profesionale të nëpunësve, gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve përparësi do t’u jepet përfaqësuesve nga sektori publik.
Duke pasur parasysh numrin e kufizuar të vendeve, pjesëmarrja e përfaqësuesve nga sektori privat do të jetë e kufizuar dhe do të shqyrtohet në bazë të relevancës së punës së tyre me temat e përfshira në punëtori. Agjencia do të vlerësojë relevancën e kandidatëve të paraqitur dhe do të përcaktojë përbërjen përfundimtare të pjesëmarrësve.
Dorëzimi i shprehjes së interesit nuk përbën konfirmim automatik të pjesëmarrjes.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon opinionin se […]
