Published On: January 29, 2026Categories: Lajme, Lajme
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me IMPETUS – Qendrën për internet, zhvillim dhe qeverisje të mirë, organizuan aktivitet në gjimnazin „Nikola Karev“ – Shkup, ku u promovua një video materiali krijuar nga nxënësit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te të rinjtë për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë në jetën e përditshme.
Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale shënohet çdo vit më 28 janar, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo ditë shënohet në nder të Konventës 108, marrëveshja e parë ndërkombëtare juridikisht detyruese për mbrojtjen e të dhënave personale. Më 28 janar 1981, në Strasburg, u miratua Konventa 108 e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e personave në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale. Ky dokument vendosi parimet themelore, të cilat më pas u zhvilluan dhe u integruan në rregulloret aktuale, përfshirë edhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Pikërisht për këtë arsye, në vitin 2006, Këshilli i Evropës vendosi që 28 janari të shënohet si Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Në aktivitetin e mbajtur në gjimnazin „Nikola Karev“ – Shkup, Agjencia, IMPETUS dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit diskutuan me pjesëmarrësit e rinj mbi tema si: e drejta e privatësisë, siguria në internet, përdorimi i drejtë i rrjeteve sociale, si dhe i informuan ata për të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë shpërndarjes të të dhënave personale. U diskutua se si, falë telefonave të mençur, blerjeve me karta në dyqane, shpërndarjes së të dhënave biometrike me aplikacione për shëndet dhe fitnes, madje edhe publikimeve në rrjetet sociale, gjithnjë e më shumë informacione për jetën tonë mund të gjenden në internet. Edhe pse kjo ndërlidhje e ndërsjellë i zgjeron mundësitë, ajo njëkohësisht na ekspozon ndaj rreziqeve të konsiderueshme, siç janë shkeljet e sigurisë së të dhënave, vjedhja e identitetit dhe mbikëqyrja.
Fëmijët u këshilluan se cilat hapa duhet të ndërmerren për të mbrojtur privatësinë e tyre, por edhe se është thelbësore të kuptohet se cilat të dhëna mund të shpërndahen në internet, kush i përdor ato, për çfarë qëllimesh dhe si mund të kontrollohet dhe menaxhohet përdorimi dhe shpërndarja e tyre.
Agjencia u uron të gjithë qytetarëve Gëzuar Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Le të jetë kjo ditë një kujtesë për rëndësinë e privatësisë sonë dhe për përgjegjësinë tonë të përbashkët për ta mbrojtur atë.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë