
Më 20 janar 2026 u realizu trajnim njëditor me temë ,,Inteligjenca artificiale dhe mbrojtja e të dhënave personale në kontekstin e rregulloreve evropiane”, dedikuar për të punësuarit e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Fokusi i trajnimit u vendos mbi Ligjin e Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale, Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës të vitit 2024 për inteligjencën artificiale dhe të drejtat e njeriut, si dhe mbi rolin e institucioneve vendore në sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave të njeriut në epokën digjitale.
Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të ndjekur dhe zbatuar zhvillimet e rregulloreve që lidhen me inteligjencën artificiale dhe mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me rregulloret evropiane.
Trajnimi u organizua në kuadër të projektit ,,Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe e mediave në Maqedoninë e Veriut (PRO-FREX)” të Këshillit të Evropës, përmes programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]
