
Më 2–3 dhjetor 2025, Agjencia mori pjesë në Seancën e 112-të Plenare të Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (BEMDhP) që u mbajt në Bruksel, Belgjikë. Gjatë seancës së fundit plenare, Bordi miratoi rekomandime që lidhen me bazën juridike për kërkesën e krijimit të llogarive të përdoruesve në faqet e internetit për tregtinë elektronike. Përveç kësaj, Bordi zhvilloi një diskutim paraprak mbi propozimin për Digital Omnibus dhe emëroi zëvendëskryetarin e ri të Bordit Evropian.
Gjatë dy ditëve të mbledhjes, Bordi miratoi rekomandime që përcaktojnë më qartë raste kur faqet e e-tregtisë mund t’u kërkojnë përdoruesve të krijojnë llogari. Rekomandimet theksojnë përpjekjet e Bordit për të promovuar praktika pragmatike, të lehta për t’u përdorur dhe që mbrojnë privatësinë në sektorin e e-tregtisë. Dokumenti do t’i nënshtrohet konsultimit publik, duke u mundësuar palëve të interesuara të komentojnë dhe të japin vërejtjet e tyre.
Bordi zhvilloi gjithashtu një diskutim paraprak për propozimin Digital Omnibus, për të cilin BEMDhP dhe Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (EDPS) do të publikojnë një opinion të përbashkët. Në Deklaratën e Helsinkit të korrikut 2025, BEMDhP kishte paraqitur propozime për të arritur më shumë qartësi, mbështetje dhe përfshirje në drejtim të rregullimit efektiv digjital dhe mbetet i përkushtuar ndaj gjetjes së zgjidhjeve që lehtësojnë përputhjen me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), veçanërisht për organizatat e vogla. Bordi dhe EDPS do të fokusohen në vlerësimin e ndikimit të propozimit të Komisionit Evropian mbi të drejtat themelore të individëve dhe nëse ai do të sjellë thjeshtim për organizatat dhe më shumë siguri juridike.
Gjatë seancës plenare, anëtarët e BEMDhP votuan për emërimin e Jelena Virant Burnik, Komisionere për Informim e Republikës së Sllovenisë, si zëvendëskryetare e re e Bordit. Në vitet në vijim, ajo do të bashkëpunojë ngushtë me kryetaren e BEMDhP, Anu Talus, dhe zëvendëskryetarin Zdravko Vukiq, për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave dhe për të promovuar bashkëpunim efektiv ndërmjet autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave në të gjithë Evropën.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
