
Në periudhën nga 2 deri më 4 dhjetor 2025, në Bruksel u mbajt „Takimi i tretë për shkëmbimin dhe avancimin e njohurive në mbrojtjen e të dhënave personale”, i organizuar nga Shkolla Rajonale për Administratë Publike (ReSPA), programi SIGMA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) dhe GIZ Gjeorgji, me mbështetjen e institucioneve të Bashkimit Evropian.
Përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (АMDhP) morën pjesë në këtë ngjarje dhe patën mundësi të ndajnë përvoja lidhur me metodologjinë për harmonizimin e legjislacionit sektorial si dhe informacione për aktivitetet aktuale të AMDhP-së në fushën e mbrojtjes së të dhënave. Në kuadër të diskutimeve u prezantuan edhe propozime për bashkëpunim të mëtejshëm,me qëllim forcimin e kapaciteteve të AMDhP-së, veçanërisht në kontekst të harmonizimit me standardet evropiane dhe sfidave që dalin nga transformimi digjital.
Kjo ngjarje paraqet një mundësi të rëndësishme për përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave institucionale, zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe harmonizimin me standardet më të mira evropiane në mbrojtjen e të dhënave personale.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
