
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Elena Veljanovska së bashku me përfaqësues nga Agjencia më 30 tetor 2025 në Beograd mori pjesë në takimin e organeve për mbrojtjen e të dhënave personale nga Republika e Serbisë, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, i cili u mbajt në ambientet e Komisionerit për Informacione me Karakter Publik dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Serbisë.
Në takim u shqyrtuan mënyrat për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe veprimin e përbashkët lidhur me përpunimin e të dhënave personale nga platformat e rrjeteve sociale si META dhe X, me qëllim sigurimin e të drejtave të qytetarëve gjatë përdorimit të shërbimeve të këtyre rrjeteve sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, u diskutuan mundësitë për një qasje të koordinuar ndaj këtyre platformave, si dhe për vendosjen e mekanizmave më të fortë rajonalë të bashkëpunimit, me qëllim rritjen e nivelit të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
