Published On: October 17, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 16.10.2025, në hapësirat e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u realizua ,,Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale”, dedikuar pjesëmarrësve të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para.

Ky trajnim u organizua në përputhje me kompetencat ligjore të Agjencisë dhe me Marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para.

Gjatë trajnimit u prezantuan detyrimet që dalin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat dhe detyrimet e kontrolluesve, masat për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, si dhe u dhanë rekomandime dhe udhëzime për mënyrën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe për projektimin e masave të përshtatshme të mbrojtjes.

Gjithashtu gjatë trajnimit u dhanë udhëzime të qarta për harmonizim me rregullativën dhe u trajtuan disa tema kyçe, si përcaktimi i koncepteve bazë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, parimet e mbrojtjes së të dhënave personale që përbëjnë themelin e të gjithë sistemit, të drejtat e subjekteve të të dhënave personale dhe mekanizmat për realizimin e tyre, detyrimet e kontrolluesve dhe përpunuesve gjatë gjithë ciklit të përpunimit, rregullat për transferimin e të dhënave personale, përfshirë edhe transferimin ndërkombëtar, si dhe detyrimet ligjore gjatë vendosjes së sistemit për video mbikëqyrje.

Këto trajnimе janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Agjencisë për forcimin e kapaciteteve të të gjitha palëve të interesuara dhe për sigurimin e një niveli më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë