Published On: October 2, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 1 tetor 2025, një delegacion i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga zëvendësdrejtoresha znj. Elena Veljanoska, mori pjesë në një takim bilateral në Prishtinë, ku u prit nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe u fokusua në shkëmbimin e përvojave, avancimin e standardeve të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në këtë kuadër, përfaqësuesit e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Republikës së Kosovës prezantuan ,,Platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale“, e cila shërben si instrument për përmirësimin e mekanizmave mbikëqyrës dhe mbrojtjen më efektive të të dhënave të qytetarëve.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit mes dy autoriteteve dhe ndërtimit të praktikave të qëndrueshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë