Published On: December 19, 2024Categories: Lajme, Lajme

Më date 19 dhjetor 2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbajti ligjëritë me temë, Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të internetit” për nxënësit e shkollave të mesme nga Shkolla Dimërore për Sigurinë Kibernetike.

Dëgjuesit e rinj patën mundësinë të mësojnë për punën e Agjencisë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, ju ofruan këshilla për mbrojtjen e privatësisë dhe identitetit në internet si dhe u prezantuan masat e sigurisë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. Gjatë  ligjëratave u ndanë edhe informatorë me këshilla: ,,Privatësia e fëmijëve dhe të rinjve në botën e teknologjive moderne (interneti dhe rrjetet sociale)”, me qëllim edukimin e të rinjve për rëndësinë dhe respektimin e privatësisë si target grup që konsumon në baza ditore përfitimet e digjitalizimit.

Ky aktivitet është pjesë e Shtigjeve kibernetike për gratë –iniciativë në kuadër të Programit të USAID-it për Infrastrukturën kritike, qëndrueshmërinë dhe digjitalizimin (CIDR). Qëllimi i kësaj shkolle është që pjesëmarrësit e rinj të vizitojnë institucionet, kompanitë private, institucionet publike, institucionet e arsimit të lartë dhe organizatat që punojnë në fushën e sigurisë kibernetike dhe të marrin pjesë në ligjërata dhe simulime të sulmeve kibernetike, të udhëhequra nga ekspertë me përvojë.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë