
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Imer Aliu, realizoi takim me Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale ndërmjet dy organeve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave gjatë realizimit të supervizioneve.
Në takim, drejtori Imer Aliu shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit përmes aktiviteteve që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të të dy organeve për praktikat më të mira për zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.
Komsionerja Sogojeva Dermaku theksoi se mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve është në prioritet e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe tha se shkëmbimi i përvoja mes dy autoriteteve është i rëndësishëm për të siguruar për qytetarët një të drejtë të garantuar me Kushtetutën e vendit, siç është mbrojta e të dhënave personale.
Takimi u mbajt në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në qershor të këtij viti dhe vazhdoi me organizimin e punëtorisë dy ditore për shkëmbimin e praktikave më të mira për kryerjen e vlerësimit të ndikimit për mbrojtjen e të dhënave personale nga kontrolluesit, si dhe përvoja gjatë kryerjes së supervizioneve në fushën e telekomunikacionit dhe të shëndetësisë.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
