Published On: June 22, 2023Categories: Lajme, Lajme

Në këtë ditë para 18 vitesh (22 qershor 2005) është themeluar Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me emërimin e drejtorit të parë me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave Personale të vitit 2020, Drejtoria vazhdoi të funksionojë si Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Që nga themelimi i saj, Agjencia kryen mbikëqyrje për zbatimin e dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale, mundëson realizimin e të drejtave për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale për çdo person fizik, monitoron ecurinë dhe propozon masa për përmirësimin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Agjencia vazhdon të realizojë misionin e saj duke rritur nivelin e ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të përfshira në përpunimin e të dhënave personale, si të kontrolluesve dhe përpunuesve, po ashtu edhe të publikut të gjerë, para se gjithash për rëndësinë e garantimit të sigurisë së të dhënave personale gjatë përpunimit dhe informimit të personave fizikë me të drejtat e tyre dhe mënyrën se si ata mund t’i ushtrojnë këto të drejta, ndërsa me qëllim të zbatimit të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për të siguruar personave fizikë informacione transparente me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre, Agjencia, ka përgatitur Udhëzues përmes të cilit kontrolluesit do të mund të krijojnë Politika/Deklarata të tyre të privatësisë në mënyrë që të ofrojnë informacione transparente se në çfarë mënyre i përpunojnë të dhënat personale të personave fizikë dhe si mund të realizojnë të drejtat e tyre.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia apelon tek të gjitha institucionet që t’i kushtojnë më […]

    Lexo më shumë
  • Më 19 korrik 2023, drejtori i Agjencisë Imer Aliu realizoi […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Qendra për Hulumtime […]

    Lexo më shumë