
Më datën 7 dhe 8 prill në Budva, Mali i Zi, u mbajt punëtori për përfaqësues të Agjencive për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Prokurorive Publike të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, në temë standardet për mbrojtjen e të dhënave personale të EUROJUST në prokuroritë publike dhe udhëzimet për përgatitjen e raportit për EUROJUST.
Gjatë kohës së punëtorisë, përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse filluan me përgatitjen legjislative dhe nomoteknike të Kornizës Ligjore – udhëzime për procesin e supervizionit në prokuroritë publike dhe për përgatitjen e raportit për EUROJUST.
Si përfundim u sollën konkluzione të përbashkëta në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve pjesëmarrëse (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria) e krijuar përmes projektit “Lufta kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor” – IPA 2019 për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe aplikimit të saj në prokuroritë publike dhe gjykatat, si dhe vazhdimi i paraqitjes së raporteve në EUROJUST.
Punëtoria ishte organizuar nga projekti rajonal IPA “Lufta kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor” dhe nga shoqëria Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ, në bashkëpunim me Eurojust.
Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]
Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]