
Nga 4 deri më 6 nëntor 2026, në hotelin “Arka” në Shkup, u mbajt punëtoria TAIEX me temë “Vlerësimi i ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale (DPIA) dhe Vlerësimi i ndikimit gjatë transferimit ndërkombëtar të të dhënave personale (TIA)”.
Qëllimi i punëtorisë ishte forcimi i kapaciteteve për kryerjen e këtyre vlerësimeve në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), me fokus të veçantë në transferimet ndërkombëtare të të dhënave personale dhe harmonizimin me praktikat e autoriteteve mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale në Bashkimin Evropian.
Ekspertët nga Agjencia spanjolle për mbrojtjen e të dhënave personale prezantuan udhëzimet dhe metodologjitë evropiane, si dhe shembuj praktikë për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve dhe zbatimin e masave shtesë gjatë transferimit ndërkombëtar të të dhënave personale.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe zyrtarë për mbrojtjen e të dhënave personale nga sektori publik dhe privat. Ngjarja mundësoi diskutimin dhe shkëmbimin e përvojave lidhur me zbatimin praktik të DPIA dhe TIA.


Gjatë periudhës 26–30 tetor 2026, në ambientet e Agjencisë për […]
Më 19 dhe 21 tetor, në Agjencinë për Mbrojtjen e […]
Më 20 tetor 2026, Agjencia organizoi në ambientet e saj […]
