Mbrojtja e të dhënave personale në vendin e punës 

Çdo i punësuar pret të ketë të drejtë private në vendin e punës, madje edhe atëherë kur përdor objektet e punës dhe pajisjet e punëdhënësit. Kuptohet që puna për të tjerë nënkupton edhe mënjanimin e pjesshëm të së drejtës private. Punëdhënësit i  nevojiten të dhënat themelore personale të punësuarve për shkak të pagesës së kontributeve dhe sigurimit etj. Punëdhënësi duhet të kujdeset për sigurinë e punëtorëve dhe zbatimin efikas të detyrave punuese.

Shkelja e të drejtës personale në vendin e punës ka ekzistuar dhe do të ekzistojë. Në shoqërinë bashkëkohore është e dukshme (për shembull, përmes zbatimit të testeve të ndryshme psikologjike, kërkimit elektronik të dosjeve, video mbikëqyrjes, me klikimin (shtypjen) e monitorit, testimeve gjenetike), por të dhënat që punëdhënësit duhet të njoftohen për punëtorët janë në të kufizuara.

Nevoja e punëdhënësit për të njohur të drejtën private të punëtorit mundë të balancohet, nëse mbledhja, ruajtja dhe përpunimi i të dhënave kryhet pikërisht për qëllime të caktuara.

Për çdo ndryshim të të dhënave personale, punëtori është i detyruar të njoftoj punëdhënësin brenda 15 ditëve nga data e ndryshimit.

  • Punëdhënësi duhet të njoftojë punëtorin se cilat të dhëna personale i përpunon, për çka i përpunon dhe për çfarë qëllimi do t’i shfrytëzon.
  • Përpunimi i të dhënave personale dhe zbulimi i tyre është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të të punësuarit.
  • Punëdhënësi duhet të përpunojë vetëm ato të dhëna personale që kërkohen për plotësimin e qëllimeve të caktuara dhe që do të jenë ligjore (në përputhje me ligjin).
  • Sipas rregullës punëdhënësi i përpunon apo i zbulon të dhënat personale vetëm për qëllimin e mbledhjes dhe do t’i ruan deri në realizimin e qëllimit. Përjashtuese është kur punëtori do të pajtohet që të dhënat personale të shfrytëzohen për qëllime tjera ose në qoftë se ka bazë ligjore për të..
  • Dosja e punëtorit me të dhëna personale duhet të jetë e saktë, e kompletuar dhe e azhurnuar.
  • Punëtori duhet të kenë qasje në dosjen e tij me të dhënat personale dhe ka të drejtë të kërkojnë korrigjimin dhe kompletimin e të dhënave.

Mbrojtja e të dhënave personale të punëtorëve rregullohet me Ligjin për marrëdhënie pune (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.62/05) (neni 43 dhe 44).

Punëdhënësi mund të mbledhë, përpunon, shfrytëzon dhe dërgon të dhëna personale personave të tretë vetëm atëherë kur ekziston bazë ligjore, përkatësisht për shkak realizimit të së drejtës dhe detyrave të marrëdhënies punuese.

Të dhënat personale të punëtorëve, për të cilën mbledhje më nuk ekziston bazë ligjore patjetër duhen të shlyhen dhe të ndërpriten të përpunohen.

Në bazë të Ligjit për evidencë në fushën e punës (“Gazeta Zyrtare e RM” nr.16/04) (neni 7 dhe 8), në evidencën e punonjësve përfshihen këto të dhëna personale:

  • emri, emri i babait dhe mbiemri i punëtorit;
  • numri amëz i qytetarit;
  • dita, muaji dhe viti i lindjes;
  • vendi i lindjes;
  • gjinia;
  • vendbanimi dhe adresa;
  • përkatësia e komunitetit;
  • vendi i punës;
  • shkalla dhe lloji i arsimit;
  • shkalla e përgatitjes profesionale;
  • orari i punës së punëtorit;
  • përvoja e sigurimit gjatë hyrjes në punë te punëdhënësi;
  • kohëzgjatja e punësimit;
  • nëse puna është me aftësi të kufizuara;
  • data e fillimit të marrëdhënies punuese;
  • data e përfundimit të marrëdhënies punuese;

A është e drejta e privatësisë së punëtorëve në ndesh me të drejtën e punëdhënësit  të menaxhojë

Punëdhënësit kanë për detyrim të sigurojnë fizikisht objektin, ndërsa kjo në disa situata nënkupton edhe vendosjen e video mbikëqyrjes, me qëllim që të ndërpritet ,,depërtimi” i të dhënave të besueshme, vjedhjes, sjelljes së keqe në vendin e punës.

“Ndërhyrja” e punëdhënësit në të drejtën private të punëtorëve duhet të mbahet në minimum.

Parandalimi i keqpërdorimit në vendin e punës është i rëndësishëm, por më së miri është që punëdhënësi të sjell akte të  brendshme  për parandalimin e  keqpërdorimeve të tilla, të organizoj trajnime për punëtorët për të rritur produktivitetin në punë, shqiptimin e masave përkatëse disiplinore për keqpërdorimin e ndodhur në vendin e punës, në vend të  kufizimit të  së drejtës private në vendin e punës.

Punëdhënësi duhet të informojë punëtorin se cilat të dhëna personale i grumbullon, përpunon dhe i ruan. Gjithashtu, punonjësi duhet të jenë i njoftuar me politikën e brendshme të organizatës (p.sh, si të përdor internetin, e-postën, telefonin etj.) Nëse punëtori është  gjithherë nën mbikëqyrje, detyrimisht duhet të jetë i njoftuar.

Të dhënat të cilët punëdhënësi i shfrytëzon për një qëllim, nuk guxon ti shfrytëzon për ndonjë tjetër qëllim pa pëlqimin paraprak të të punësuarit.