Publikimi i fotografive pa pëlqimin e tyre

Një person ngriti procedurë në Komision për shkak të publikimit të fotografive pa pëlqimin e tij, në njërën ndër ueb faqet me karakter argëtues dhe të marketingut në të cilën publikohen fotografi nga jeta e natës në shumë qytete të vendit. Personi i është drejtuar në e- mail adresën e shënuar për kontakt në atë ueb faqe dhe ka kërkuar që fotografitë të largohen, mirëpo nuk mori asnjë përgjigje nga kërkesa që e parashtroi. Në këtë rast bëhej fjalë për domen që është regjistruar jashtë vendit, por administratori i ueb faqes përpunimin e bën  në Republikën e Maqedonisë. Agjencia i ndërmori të gjitha masat përkatëse dhe fotografitë ishin mënjanuar qysh gjatë vijimit të procedurës.

Vjedhja e identitetit në internet

Një ndër rastet më aktuale është vjedhja e identitetit në internet. Në një ndër faqet me karakter argëtues dhe marketingu është krijuar profil shfrytëzues, përkatësisht të dhënat personale janë shfrytëzuar për krijimin e profilit pa dijen dhe pëlqimin e personit. Këto ueb faqe funksionojnë në princip të krijimit të profileve shfrytëzuese ku personat regjistrohen përmes shënimit të të dhënave personale në fushat që janë të shënuara në sfera të detyrueshme dhe vullnetare. Në rastin konkret, pa pëlqimin e personit ishin publikuar emri dhe mbiemri i tij, fotografi, të dhëna për gjininë dhe moshën, ngjyrën e syve, gjatësinë, peshën dhe adresën e banimit. Ky domen është regjistruar në Republikën e Maqedonisë dhe personi është drejtuar me kërkesë që profili i rrejshëm të shlyhet, mirëpo sipas kërkesës së tij nuk ishte vepruar. Pas veprimeve të ndërmarra të  Agjencisë, qysh pas drejtimit të parë profili i rrejshëm u shlye menjëherë.

Keqpërdorimi i fjalëkalimit

Edhe një rast i ngjashëm me rastin paraprak  është paraqitja e personit që krijoi profil shfrytëzues dhe publikoi të dhënat personale dhe fotografi në faqen me domen të regjistruar në SHBA, fjalëkalimi i qasjes në profil ishte keqpërdorur dhe ndryshuar, dhe në profil ishin publikuar përmbajtje ku seriozisht cenohej e drejta private e personit. Agjencia nuk është kompetente për ngritjen e procedurës kundër këtij kontrollori, por si organ që i mbron të drejtat private të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë menjëherë u drejtua në grupin e portalit dhe profili ishte shlyer menjëherë.

Krijim i profilit të rrejshëm

Gjithashtu, si një ndër rastet më të shpeshta të keqpërdorimit të të dhënave personale është edhe krijimi i profileve të rrejshme në portalet e internetit, përmes të cilëve kreatorët e këtyre profileve të rrejshme komunikojnë me persona të tjerë, duke u prezantuar me emrin e personit të prekur. Në periudhën e kaluar Agjencia veproi sipas disa parashtresave të këtilla, për profile të rrejshme të personave të njohur të Republikës së Maqedonisë. Këto profile ishin krijuar në portale që nuk ishin regjistruar në shtetin tonë dhe që nuk i takojnë legjislaturës tonë, por megjithatë Agjencia si organ që mbron privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve, hyri në kontakt me ekipet për përkrahjen e këtyre portaleve dhe profilet ishin hequr nga web faqet e tyre.

Komprometim i video materialit

Në periudhën e kaluar në Agjencia u dorzua një parashtresë nga një person për cenimin e të drejtës private të tij dhe të dhënat personale në një portal për imponim të video materialit.   Pikërisht në emër të personit të prekur, dikush ka vendosur video material të komprometuar – video klipe, përmes së cilës cenohet nderi dhe autoriteti i personit i përfshirë në video. Gjithashtu parashtroi parashtresë në Agjenci për mënjanimin e materialit, e cila përsëri duke vepruar ngjashëm si në rastet e tjera, e parashtroi të njëjtën në grupin për përkrahjen e portaleve. Me këtë rast si përgjigje fituam procedurë të shpjeguar në mënyrë detajore për shlyerjen e video materialit konkret që duhej patjetër personi i prekur vetë të kryej sepse kërkohej që të dhënat e tij personale të shënohen. Gjithë kjo është theksuar në kushtet dhe procedurën për shfrytëzim të këtij portali, në pjesën e mbrojtjes të së drejtës private.

Vjedhja e fjalëkalimit në adresën elektronike

Ngjashëm si në rastin e përmendur më lartë është edhe rasti i një  personi që parashtroi parashtresë për vjedhjen e fjalëkalimit në adresën elektronike. Agjencia veproi deri në një moment të caktuar, duke i ndjekur udhëzimet e portaleve, por megjithatë, procedura patjetër duhej të vazhdohej me shënimin e të dhënave personale dhe adresën ndihmëse elektronike përmes së cilës grupi për përkrahje të portaleve do të kontaktoj me personin e prekur. Gjithashtu edhe ky rast ishte zgjidhur me sukses dhe adresa elektronike konkrete ishte shlyer nga baza e të dhënave në portalin e internetit.