- Për kategori të caktuara të të dhënave personale me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale është parashikuar mbrojtje e veçantë, siç janë:
- origjina racore;
- besimi fetar;
- mendimit politik;
- përkatësia nacionale;
- anëtarësimi në një sindikate;
- të dhëna për gjendjen shëndetësore;
- të dhëna biometrike; si dhe
- të dhëna mbi jetën seksual
Mbrojtjen e veçantë të cilët e gëzojnë këto kategori të të dhënave personale rrjedh nga fakti se me keqpërdorimin, shfrytëzimin dhe zbulimin e paautorizuar të tyre cenohen edhe të drejtat tjera fondamentale të njeriut jo vetëm e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përpunimi i të kategorive të veçanta të të dhënave personale është i ndaluar, me përjashtim
- Kur personi fizik ka dhënë pëlqimin me shkrim;
- Kur është e nevojshme për zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve specifike në fushën e së drejtës së punës;
- Kur përpunimi është i nevojshëm për mbrojtjen e jetës ose integritetit fizik dhe moral të subjektit të të dhënave;
- Kur personi fizik paraprakisht i ka publikuar;
- Kur ajo është e nevojshme për shkak të arritjes, realizimit, dhe mbrojtjes të së drejtës së personave fizik në procedurë para organeve kompetente;
- Për parandalimin mjekësor, diagnostikimin trajtimin, ose menaxhimin e shërbimit shëndetësor që kryhet nga personi, profesioni i të cilit është dhënia e mbrojtjes shëndetësore nën betim të ruajtjes së sekretit të të dhënave të zbuluara gjatë ushtrimit të profesionit të tij etj.