Published On: August 11, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 11 gusht 2025, në Kumanovë u mbajt prezantim i Strategjisë për zbatimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2025–2030, organizuar nga Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Prezantimi ishte i dedikuar për kryetarët e komunave, sekretarët dhe zyrtarët (oficerët) për mbrojtjen e të dhënave personale nga të gjashtë komunat e Rajonit planor verilindor (Kumanovë, Kriva Palankë, Kratovë, Lipkovë, Rankovcë dhe Staro Nagoriçane), si dhe për zyrtarët (oficerët) për mbrojtjen e të dhënave personale dhe administratorët e sistemeve të informacionit nga ato komuna, si dhe nga SPB i Kumanovës.

Ngjarja u hap zyrtarisht nga Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë, Elena Veljanovska, ndërsa më pas të pranishmëve iu prezantua e gjithë Strategjia – qëllimet e saj, qasjet për zbatim, si dhe metoda e monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve të zbatuara. Si vazhdimësi, është planifikuar që gjatë vitit 2025 të organizohet një prezantim i Strategjisë edhe për punonjësit e tjerë nga secila prej gjashtë komunave. Ky lloj aktiviteti është në kuadër të qëllimit të tretë strategjik të Strategjisë: Rritja e vazhdueshme e kulturës së mbrojtjes së të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Në lidhje me kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të […]

    Lexo më shumë
  • Më 27 tetor 2025, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e […]

    Lexo më shumë
  • Më 24 tetor 2025, në hapësirat e Agjencisë u mbajt […]

    Lexo më shumë