VNMDHP nuk është i detyrueshëm në situatat vijuese:
- kur operacioni i përpunimit mund të korrespondojë me rastet e përmendura në nenin 4 të Rregullores për procesin e vlerësimit të ndikimit të mbrojtjes së të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë sëVeriut” nr. 122/20), por kontrolluesi vlerësoi se nuk ka të ngjarë të rezulton me rrezik të lartë.
- kur natyra, fushëveprimi, konteksti dhe qëllimet e përpunimit janë të ngjashme me përpunimin për të cilin është kryer VNMDHP.
- kur përpunimi është i përfshirë në listën e krijuar nga Agjencia për llojet e operacioneve të përpunimit për të cilat nuk kërkohet VNMDHP .
Kontrolluesi detyrimisht duhet të justifikojë dhe dokumentojë arsyet e mos kryerjes së VNMDHP -së dhe të shkruajë mendimin e oficerit për mbrojtjen e të dhënave personale.