Published On: May 23, 2022Categories: Lajme

Përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale morën pjesë në Konferencën e 30-të të organeve mbikëqyrëse evropiane (Konferenca Pranverore) më datën 19-20 maj 2022 në Cavtat, Republika e Kroacisë.

Organet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale, anëtarë të Konferencës, miratuan Rezolutën për nevojën e ratifikimit të shpejtë të “Konventës 108+”. Rezoluta u bën thirrje qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, qeverive të vendeve të treta dhe Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e nënshkrimit dhe ratifikimit të Konventës 108+. Konventa për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale është e vetmja marrëveshje shumëpalëshe ligjërisht e detyrueshme në nivel ndërkombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale. Konventa u ndryshua në maj 2018 përmes protokollit të ndryshuar që duhet të hyjë në fuqi në vitin 2023.

Në konferencë u miratua edhe Rezolutë që do të sigurojë punën e mëtutjeshme të Konferencës Pranverore, gjegjësisht e njëjta garanton se Konferenca mund të vazhdojë të organizohet me sukses për të gjitha çështjet e rëndësishme në interes të autoriteteve evropiane  të mbrojtjes së të dhënave personale.

Konferenca është mundësi për supervizorët  e  40 vendeve  evropiane për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat mbi problemet me të cilat përballen, praktikat dhe strategjitë më të mira për avancimin e fushës së mbrojtjes të të dhënave personale në Evropë përmes paneleve dhe diskutimeve nga ekspertët më eminentë në fushën e mbrojtjes të  të dhënave.

Në konferencë, përfaqësuesja e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ndau përvojat dhe praktikat e mira me kolegë të vendeve të  tjera evropiane për zbatimin e projekteve të përbashkëta evropiane që synojnë ndihmën reciproke dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organeve mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale.

Konferenca Pranverore është konferencë e mbyllur për anëtarët dhe vëzhguesit dhe përbëhet nga 62 organe mbikëqyrëse nacionale dhe rajonale për mbrojtjen e të dhënave personale, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Agjencia për të drejtat themelore të njeriut të Bashkimit Evropian, Europol, Eurojust dhe Këshilli i Evropës. .

Në konferencën  pranverore të këtij viti, si vëzhgues  u pranuan Këshilli Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Agjencia Evropiane  Hapësinore  dhe si anëtare Zyra e Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale të Saksonisë së poshtme  .

Më shumë informacione rreth konferencës mund të gjeni në lidhjen në vijim: https://springconference2022.hr.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]

    Lexo më shumë
  • Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]

    Lexo më shumë